Çaste poetike me poeten:-Lola SHEHI

RRUGA PËR TEK TI
————————-
Kam thënë të dua
E kam dashur
Sa qielli.
Më kanë thënë të dua
E më kanë dashur
Sa qielli.
Kur nuk u mjaftova me qiellin,
Desha,
E më deshën sa dielli!
Rruga për tek ti dashuri,
Shkon më përtej!
Përtej diellit!
Përtej qiellit!
/QendraPress/