Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

BIE SHI
——————–
Në qytetin ku mungon hapërimi yt, bie shi
Një shi i rrëmbyer e akull i ftohtë
Qiell i pushtetshëm, një pushtet ngjyrë gri
Akullnajën e shpirtit ma qëndis mbi flokë.
Era e tërbuar çadrën ma shkatërron
Vetëtimat gjarpëroshe më ndizen në sy
Ca malle largësishë qënien ma pushtojnë
Koordinata destinacionesh m’hartohen në sy.
Lodhem formulash t’gjej shkallën e zvogëlimit
Kilometra e milje t’i bëjë realitet
Hesapet m’i bënë lëmsh koefiçenti i trishtimit
Që m’bëhet gjëmim e gjëmimesh më vret.
Kjo hartë destinacionesh hesht si memece
Më ka shpallur luftë
Asnjë fjalë s’më flet….
/QendraPress/