Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Veç për ty më rreh kjo zemër!

—————————————————

Veç për ty më rreh kjo zemër,

Moj e mira që del në krua,

Si ty s’pash jo unë vajzë tjetër,

Fort buzëqeshin sytë e tua .

Si një fllad që vjen nga bjeshka,

Më freskon ballin ngadalë,

Me të pa, sa fort deshta,

Të kërkova anë për anë,

Do të dalim në bjeshkë me ty,

Në freskin që sjell pranvera,

Si t’ja bëj me ty, se di,

Ai shikim më ther tek zemra .

Bubullimë e shkrep rrufe,

Sa her shoh dy sytë e tua,

Veç në zot po të bëj be,

Ti ke lind vetëm për mua

Do të dalim dorë për dore.

Si fëmijë, pa djallëzi,

Të mbledh lule gjeshkatore,

E t’i bëj kunorë për ty.

Shkroi SULBIE .H. SHEHU !