Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

KA DO KOHË QË M’JE LARGUE !
—————————————————
U bë kohë që m’je largue,
Të kërkoj e s’të gjej dot,
Një minut pa ty nuk rrihet
Mos ma mbush shpirtin me lot,
Vjen e ik si vala e detit,
Një stuhi prapa e lën,
M’dridhet zemra prej sikletit,
Qetësi shpirti nuk po gjen .
Dal mesnatë të flas me hanën,
Veç ajo ma dëgjon zanë,
Ku ke ikur ku je tretur,
Ku të gjej,he,gjeç belanë.
Ti ke ngelur andrra ime,
Shpresë të jetës ty të kam,
Mos më mbush me hidhërime
Se kjo zemër për ty qan .
Sa her shoh dy sytë e tua,
Kam gjith botën them me vete,
Për ty bëhem zog me krahë,
Dhe kaloj shtatë kontinente !
Për një përqafim të ngrohtë,
Për dy sytë e tu të bukur,
E zaptoj unë gjithë këtë botë
Veç me ty ndjehem e lumtur !
Shkroi SULBIE .H .SHEHU
/QendraPress/