Çaste poetike me poeten;-Lubi H.TOTA

DO TË PRES NË BREG TË DRINIT!
—————————————-‐————-
Do të pres në breg të drinit
Ku çdo valë një fjalë ma flet ,
Aty ëndrrat i kam nisur,
Zbathur do të pres në breg,
Unë e di që ti do vish,
Siç vjen zogu shtegëtarë,
Bregut të Drinit derdha lot
I përzieva bashkë me valë ,
Eja si dielli i mëngjesit,
Si pikë vese do të shkrihem,
Mos kërko që të më gjesh,
Me valë të Drinit do përzihem.
Më ka mbyt një mall i madh,
Më ka tret për ty mërzia,
Eja në ëndrra e mos u ndal
Dalngadalë më vret vetmia ,
Nëpër brigjet e Drinit të Zi,
Për ty vargje do të shkruaj
Do të luajmë si fëmijët
Pa ty ndjehem si e huaj.
Në ato brigje do të pres,
Kur del fjala nëpër valë,
Të kam këngë të kam refren,
Dashuri që nuk do fjalë,.
Shkroi SULBIE .H. SHEHU
/QendraPress/