Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Për Flamur ligjëron pena !
———————————–‐————-
Mëmëdhe të flas me zemër,
Me lot sysh po të vështroj,
E mbështjellun me Flamur
Vij me vrap të t’përqafoj,
Unë një mall kam në gji,
Për këto troje,për atdhe ,
Për Flamurin Kuq e zi,
Dhe me vdek,sikur kam le.
Si një fllad që sjell pranverën,
Do të sjell ty një flamurë,
Kombi im themele hekur,
Nuk të lodhën luftërat kurrë,
Sot me gjakun e dëshmorëve,
E vadis unë kombin tim,
Të gjithë botën po të ma falim
Nuk e ndrroj me Shqipërinë !
Sot festojmë kuq e zi,
Në mbarë botën jemi ne ,
Me Shqiponjën në Flamur
Se ne kem gjak Skëndërbe.
Po të përqafoj vendlindje,
Dheu i huaj më ka lodh,
Kurr atdheun se harrove
Vij tek ti si një Shqiponjë.
Të kujtojmë gjakun e të parëve,
Ku lirisë i hapën udhë,
Falë të kjoftë gjaku i dëshmorëve
Mëmëdhe ti s’shuhesh kurrë!
Shkroi .SULBIE .H SHEHU
/QendraPress/