Çaste poetike me poeten;-Lubi H.TOTA

A m’i shkruan dy gishta letër!

————————————————

A m’i shkruan dy gishta letër,

Dhe mi qo për zogjtë e malit,

Ti lexoj natës së vonë,

Se për besë plasa prej mallit ,.

Mere lapsin bashkë me letër ,

M’i përcjell ti mall e brengë,

Ti lexoj plot dashuri,

Ato germa të shkrimit tënd .

Lot e gëzime më përcjell,

Se kurbeti vret ngadalë,

Zemra ime mezi pret,

Të lexoj të shuaj mall.

Më trego për ëndrrat tua,

Ato të miat s’kan mbarim,

M’i shkruaj veç dy gishta letër,

Ta qetësoj pak shpirtin tim .

Për çdo germë do derdh një lot,

Në çdo pikë pak kam me u ndalë.

Ta shtrëngoj at’ letër fort,

Se m’mungojnë të ëmblat fjalë .

Do derdh lot e psherëtimë,

Nëpër letër që ti shkruan,

Vdes, e lind kjo zemër e ngrirë,

Ikjen tënde fort po e vuan .

Mer m’i shkruj dy gishta letër,

E ta ruaj për mallin tan,

Për çdo ditë më vje n’kujtime

Të lexoj e të gjej derman.

Do e mbyll në arkë me dry,

Letrën që shkroi dora jote,

Do ta mar me vete në gji,

Kur t’largohem prej kësaj bote,..

Shkroi Sulbie .H . SHEHU

/www.QendraPress.com/