Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Jam aty ku jan nantë male !

———————————————

Jam aty ku jan nantë male,

Jam mes këngës në ato bjeshkë,

N’jato vise më ndalet pena

Si Shqiponja përmbi kreshtë,

Jam një melodi në këngë,

Jam një varg në atë krahinë,

Mbi nantë malet Reçi im,

Ka shkru emër me historinë !

Jam aty ku jan Nantë malet,

Sikur lulet që çel prilli,

Reçit tim ja kam fal këngën,

Ta këndoj me za t’bilbilit .

Nëpër vite do rropatem,

Her me varg, e her me këngë,

Asnjëher të ngopur s’patëm

Malli yt na djeg moj Nanë.

Mbi nantë malet vij me këngë

Lot e melodi baj bashkë,

Ato treva madhështore,

Mbush me histori të lashtë.

Ta qëndis me lot lavdinë,

Ti mbush trojet, këngë e vargje,

Rri stoik ti nëpër shekuj,

Reçi i bukur përmbi nantë malet .

Nuk jan më ata luanë,

Që kan shkru kët histori,

Është kjo penë që nuk rri heshtur,

Këngë e vargje thur për ty !

Shkroi SULBIE .H SHEHU .

/QendraPress/