Çaste poetike me poeten.-Luljeta  F.LUBOVCI

Rrugët e mia

———————–

Rrugët e mia janë të gdhendura nga kujtimet,

hap pas hapi, me lot dhe me ëndrra të fshehura.

Disa janë të rreme, të humbura në mjegull,

disa ndriçojnë nga dielli i parë i mëngjesit.

Në rrugët e mia kam mbledhur heshtje,

çaste që s’duan t’i harroj kurrë,

këmbë që kanë dridhur nga frika e së panjohurës,

zemra që ka rrahur për dashuri të humbur dhe gjetur.

Disa rrugë më çuan në hije,

të tjera në dritën e ëndrrave të mia.

Çdo kthesë është një tregim i harruar,

çdo hap një rrëfim i zemrës sime.

Rrugët e mia janë të mia,

dhe vetëm unë di të lexoj shenjat e tyre.

Aty ku bashkohen dhimbja dhe gëzimi,

aty ku nis çdo fillim i ri, aty qëndron jeta ime.

/QendraPress/