Çaste poetike me poeten;- Luljeta Thaçi–OSMANI

FLAMURIT KOMBËTARË

————————————-

Nëntor, Ti o stinë e ftohtë,

Që zemrat përherë na i mbanë ngrohtë !

Në Ty qajmë edhe gëzojmë,

Me Ty përherë festat festojmë !

O flamuri jone, o mall qe djeg ne gji,

O loti ynë i shtrenjtë që pikon kuq e zi,

O dashuri mbi t´gjitha dashuritë,

O krenari mbi t´gjitha krenaritë !

Ti je zjarr, bukë e kripë në votër,

Ty të kem prind, vëlla e motër,

Ti je kulm, Ti je tokë,

Ty t´kem mbi gjithçka n´këtë botë !

Sa shumë jetë për ty u dhanë

e do të jipen në nevojë,

Shqiponja krenare në Ty

Çdoherë do valojë !

QendraPress/