Çaste poetike me poeten;-Majlinda PAJAJ

Jetoj
—————–
Jetoj për dritën e shpirtit tim,
për ajrin e pastër të lumturis,
s’mund të tretem në mjegull e harrim,
pa rrezen e gjallë të shpresës së lirisë.
Jetoj se jeta është bekim,
dhuratë e rrallë që Zoti na dha,
edhe kur nata më mbulon udhëtimin,
arti më bëhet dritë dhe kala.
Ai më flet si zë i butë,
në qetësinë e mendimit të thellë,
më ngre mbi stuhitë e jetës së trubullt,
si diell që lind mbi një qiell.
/QendraPress/