Çaste poetike me poeten; Manushaqe Hoxha Laci

Takimi i parë

——————————

Në takimin e parë me ty

doja të të prekja buzëqeshjen.

M’u dridh dora e qerpikët në sy,

kur shikimet tona u ndeshën.

Kohë e gjatë, që ëndërroja

të të kisha ballë për ballë.

Me zërin e ndjenjës po kërkoja

përqafim shpirti të shuaja mall.

Kur drejt meje hidhje hapin,

buzagaz e dritë në sy.

Era lehtë të lëvizte fustanin,

më rrihte zemra sa për dy.

Kur dorë e nxehtë preku belin,

syri buzën e ndezi prush.

Hëna mbi ne hodhi mantelin, dhe janari do digjte si gusht