Çaste poetike me poeten; Manushaqe Ismailaj
Kujtim i përmalluar!
——————————–
Ne portofol gërmova,
Kërkoja një andres!
(Karfic te vjetër gjeta)
Letër të zhubrosur shikova,
Ishte e lënë ne harresë!
Me habi e vështrova,
Pika e lotit shkëlqente!
Vargjet i vazhdova,
Poezia,poezia dëfrente!
Disa vargje te shkruara,
E një lule në mes!
(Si lule saksie e kultivuar)!
Se kisha besuar,
Trëndafili, kish akoma ves!
Ishin vargje malli,
Me lulen e dhuruar!
Aromë akoma kishin,
Kujtim i përmalluar
Manushaqe Ismailaj
Island