Çaste poetike me poeten;-Margarita Llapushi ZENELI

Lëri gjërat të bien copë.
———————————–
Mos u lodh duke u përpjekur t’i mbash bashkë.
Jo gjithçka është e destinuar të zgjasë përgjithmonë,
dhe të mundohesh të mbash diçka që tashmë
po thyhet vetëm të lodh më shumë.
Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të
bësh është ta lësh veten të lirë.
Lëri njerëzit të zemërohen.
Lëri të të keqkuptojnë.
Të të kritikojnë e të të gjykojnë.
Mendimet e tyre janë pasqyrim i
botës së tyre të brendshme,
jo matje e vlerës sate.
Nuk ke pse shpjegohesh para atyre që
janë të zënë duke të keqkuptuar.
Nuk je përgjegjëse për mënyrën se
si të tjerët zgjedhin të të shohin apo si
reagojnë ndaj të vërtetës tënde.
Mos ki frikë nga e panjohura.
Mos e pyet veten: “Ku do të shkoj? Çfarë do të bëj?”
Humbja mund të duket e padurueshme,
por nganjëherë ajo është mënyra më e thjeshtë
për të hapur rrugën drejt diçkaje më të mirë.
Kur dikush ka vendosur të largohet, do të largohet,
sado që të përpiqesh ta mbash.
Nëse është i destinuar të qëndrojë,
do të gjejë një mënyrë.
Dhe kur gjithçka duket e pasigurt,
jeta gjithmonë gjen mënyrën për të krijuar ekuilibër,
edhe kur ne nuk arrijmë ta shohim.
Ka një ritëm në jetë, një rend natyral
të mbarimeve dhe fillimeve.
Kur i rezistojmë kësaj rrjedhe, krijojmë dhimbje –
kapemi pas gjërave që po thyhen nga
frika se asgjë e mirë nuk do të vijë më.
Por kjo është iluzion.
Universi gjithmonë hap dyer të reja,
dashuri të reja, qëllime të reja.
E vetmja gjë që mund ta ndalojë këtë është
kapja pas asaj që nuk të përket më.
Dhe kurrë, as për një çast, mos
beso se e mira ka mbetur pas.
Jeta nuk pushon së sjelluri gjëra të bukura,
as atëherë kur je mes vështirësive.
E mira nuk ka mbaruar.
Ka ende gëzim.
Ka ende dashuri.
Ka ende paqe për t’u gjetur.
Vetëm duhet t’i mirëpresësh……
/QendraPress/