Çaste poetike me poeten;- Margarita Llapushi ZENELI
Dashuria s’është zgjedhje…
—————————————-
A kam faj pse të dua shumë?
Si dallgë deti, ndjenjat më rrëmbejnë,
Zemra nuk pyet, shpesh ulet në gjunjë,
Kur shpirti yt e imi, bashkë rrugën gjejnë
Pse të ketë faj një dashuri?
Një dritë që ndizet e nuk shteron,
Një yll që shkëlqen për ne të dy,
Një botë e tërë kur dashurisht vallëzon!
A kam faj, nëse sytë të kërkojnë?
Në çdo agim dhe mbrëmje pa hënë,
Kur mendja endet e zemra pulson,
Burimi i çdo ëndrre që më bëhesh këngë!
Jo, s’kam faj, ky është fati im,
Të të dua pa masë, pa pendim,
Dashuria s’është zgjedhje, as rregull,
Është një melodi, pa mbarim…..
/www.QendraPress.com/