Çaste poetike me poeten;-Marigona KELMENDI

Hidhërim

———————-

Hidhëruar jam

Me detin me valën me erën

Me qiellin me diellin me hënën

Hidhëruar jam me fytyrën

Me zemrën me palcën e shpirtit

Hidhëruar jam fort me numra me shkronja

Me ty

Me veten

Me frymën e fundit që duhet dhënë

Në këtë hidhërim

Marr pak jetë në borën e kujtesës që shkriu

Atje tek Ty duhet të jetë tjetër gjendje

Diçka as hidhërim as ceremoni

Se dielli mbase lind ndryshe në mungesë

Edhe toka heraherës merr tjetër drejtim

Në rrotullimin e saj eternal

Të thuhet fat

Apo diç tjetër kjo është çështja

Si t’i themi mendjes

Kërkimfalje apo falënderim

Këtë të fundit ruaje

Sa të kalojë hidhërimi

Ruaje të lutem ruaje

Për neser

Po qe se i falim buzëqeshje

Ditës së re

/QendraPress/