Çaste poetike me poeten;-Marigona KELMENDI

Përpëlitje

————————

Ç’t’i thuash mendimit

Përpëlitur lindje-perëndim

E fjalës në pikun e ditës

Në thagmën e natës

Duke u shkrirë në uratë

Përpëlitet dhe zemra

Babë më flisje për mallin

Sa herë të mungonte diçka

E unë isha plot me ty

Sa bosh ndjehem tani

Pa mallin tënd fjalët uratë

Përpëlitem në kërkim

Të një mungese që je Ti

E fjalët më lexohen në sy

Tani Ti më vështron

Lartësive të Universit

Krejt qiell je Ti Babë

Dritë e Diell e Uratë

Nuk pushoj jo Babë

Së menduari për Ty

Por ka një ngushëllim

Përpëlitem mendimeve

Mirë jam me to Ti e di mirë

Më mbajnë Drita Dielli Urata

Që je Ti

Babë

O Babë

Golumja jote

/QendraPress/