Çaste poetike me poeten:-Marigona ZEKAJ

Faleminderit
—————————
Që në ty qava e qesha,
Ty t’i thashë ato që askujt
s’pata forcë t’ia them.
Ti m’i dëgjove dhimbjet
dhe qeshjet pa zë; me ty fola
për mëkatet dhe ëndrrat e mia.
Ti je koha për mua, çasti
dhe momenti që s’më lë kurrë vetëm.
Ti je ajo që kurrë s’e vë gishtin mbi mua
për të më gjykuar.
Të dua, vargu im
/QendraPress/