Çaste poetike me poeten:-Marigona ZEKAJ
Krenari mbi Vuajtje
——————-
Në rrugën e mundimeve, unë ecja,
Me këmbë të lodhura, por shpirtin e ngjitur,
Çdo hap ishte një plagë e hapur,
Por në secilën, drita më ngacmonte, duke nxjerrë forcë.
Vuajtja më tha: “Ti do të thyhesh,”
Por unë u ngrita, edhe kur forca më iku,
Mbi çdo dhimbje, mbi çdo lot që ra,
Krenaria nuk vjen nga shpërblimet,
Por nga mundi që rri nën një diell të nxehtë,
Nga largimi i frikës dhe forca e duarve
Kur çdo ëndërr mund të ishte vetëm një hije.
Çdo plagë, çdo dhimbje, më bëri më të fortë,
Më bëri të shoh më thellë, të kuptoj më shumë,
Në errësirën më të thellë, aty ku shpresa duket larg,
Vura re se vuajtja kishte mbjellë një shtyllë të re
krenarie vetëm krenari brenda meje.
E ndiej, edhe sot, kur nata bie,
Çdo mundim është një medalje që ndriçon,
Sepse krenaria më ka mësuar diçka të thjeshtë:
Të durosh, të luftosh, dhe të mbijetosh çdo ditë,
Me forca tua me mendjen tënde.
/www.QendraPress.com/