Çaste poetike me poeten ;- Marisa Rrasa ASHIKU
Pres natën…
——————————
Fijet e shpirtit
tinguj harpe
që shtrihen
mbi dy kurme…
si fill i tendosur,
unë,
pres natën më dysh
hollë,
me përpikëri,
prerje cezariane…
horizontalisht…
Të kam…
në pjesën e majtë
hëna e plotë
hijeshon,
imazhet tona, rozë.
ti,
një ujk gri,
ëmbël rënkon,
e pëshpërimë
emrin tim,
sa herë një yll
të bie mbi gëzof…
Më ke…
/www.QendraPress.com/