Çaste poetike me poeten; Marjana SULEJMANI
Zemër e tretun…
———————
Sot n’rrugë….
Gjeta nji zemër t’tretun
Si duket…era e dimnit t’ftohte
E kish pru ne nji qoshe..
E mora n’dore…dhe i qepa
Tana t’shkymet…
Me filispaj ” mirësie”..
E përkëdhela …zemrën e tretun
E mandej e njita
Ne nji dege peme te zdeshun
Te çel veç dhimbje…
E t’i vadis me lot e saj…
Ban durim….i thashë…
Sa t’vijn Prandvera…
E lulzo veç per vedi…
Tash e mbrapa…
Por mos harro…t’me kujtosh
Edhe mu kajher…..!!
/www.QendraPress.com/