Çaste poetike me poeten; Mejrem Kajolli TUSHA
QYTETI IM
——————————-
Erë e lehtë në qytetin tim
pikturon buzëqeshjen
nëpër rrugicat e vjetra
Flet qyteti
Flet me shtëpitë gjysmë të zbrazur
E përqafon mallin
për banorët e ikur
E përkëdhel zhurmën e fëmijëve
zbukuruar me lojëra vrapi
Gjelbërimi i mbetur
nëpër duart e qytetarëve
frymon shumë rëndë
Shikon qyteti im
Shikon me sy të përlotur
por dhe qeshet nën buzë
Me fishkëllimën e butë
të erës na flet
Ju dua dhe ju më duani mua.
Mejrem Kajolli Tusha
/www.QendraPress.com/