Çaste poetike me poeten;- Mejrem Kajolli TUSHA

Poezia ime
———————
Fije drite lindur nga errësira
Krah i brishtë shprese
që më ngre mbi lodhjen e ditës
Pëshpërimë në buzët e heshtjes
Lot i fshehur në sytë e kujtimit
Udhë e gjatë pa stacione janë
vargjet e mia në poezi.
Hapat e zemrës dëgjohen
Ringjallin frymën e etur
të qajë e të buzëqesh
me poezinë time në
rrugën e jetës drejt
vetes sime.
/QendraPress/


