Çaste poetike me poeten;- Mejrem Kajolli TUSHA

VETËM SHQIP
—————————–
Me çdo shkronjë pasqyrojmë veten
Me çdo fjalë reflektojmë kombin
Me fjali shkruajmë vepra
Shqip i ngrohim zemrat
Zgjojmë rrënjët nga gjumi i viteve.
Në tingullin e gjuhës
lahuta e qiellit dridh historinë
Ndez kujtesën me gjethe shprese
Zbukuron kohën në kopshtin e dritës.
Dhe, ne vetë shkruajmë jetën tonë
Shqip gdhendim faqet e pafund të kombit
Me krahët e shqiponjës
shpalosim thirrje në fluturim
Shqip të flasim
Shqip të shkruajmë
Shqip të lexojmë
Shqip dhe vetëm shqip të këndojmë.
/QendraPress/