Heshtja absolute!

——————————–

Ka raste kur ke dëshirë te heshtësh

Te ndihesh mire vetëm me veten

Larg te panjohurve

dhe zhurmave te tyre

Vetëm me zogjtë

dhe gjethet qe vallëzojnë ne ajër!

Janë ca çaste kur dëshiron te humbasësh

mes ngjyrave te tokës

Te nuhasësh aromë bari

dhe te ringjallesh me fluturat e natës.

Kur shikimi te bëhet njësh me qiellin

duhet te humbasësh mes reve

dhe te kërkosh takim me perëndinë,

atëherë kur vetmia kërkon te te zbërthehet

për çdo enigme te saj

Gjerat më misterioze

janë ato qe shikohen me sy te lire

dhe te veshura prej frikës

Po kështu dhe heshtja absolute!

Flladi i një gjethe kërcen me ritmin e hapave te mi

dhe më tej, shndërrohet në zog dhe rebel ikje.

Vesa dhe loti im, kanë të dy origjinë qiellore !

/www.QendraPress.com/