Çaste poetike me poeten;-Meri MEZINI

HAJDE SONTE

————————————–

Puthmi sytë me gjithë vetull,

dhe më thirr ti lozonjare.

Qielli të mbushet me mjegull,

t’u fshihemi ziliqarëve.

Hajde sonte ti tek unë,

të mbështes kokën në gjunjë.

Me gërshetat ti të luash,

gjumi ëmbël të më zërë mua.

Unë ta fala dashurinë,

të desha pëllumb i shkruar.

Me ty braktisa fëmijërinë,

të dy bashkë folenë krijuam…

/www.QendraPress.com/