Çaste poetike me poeten: Merita ABAZI

Tri poezi

VIJA E VRAGË

—————————

Flaka e qiririt luhatej në hijen e murit.
Lapsi shponte gurin, i binte e thyhej…
Ishin shkronjat kuq..zi…
Ishin vijat…që sot,
mbetën vragë ditarësh.


MBETËM ME KËNGËT.

——————————–.

Mbetëm nën hijen e rrapit plak ku
luante gishti i rapsodit në lahutë,
Tingujt e zërit e dridhnin qiellin,
Gjarpëronte lumi e shtati i hidhej
Gurët u bënë kameleonë
Dhe…dalta bishtin e gdhendi…
Merimangat tjerrën pëlhurën e bardhë
Na mbetën këngët..
Ishim dikur flakërimë në qiell, e top në tokë,
Ishim..
Mbetëm me këngët e rapsodit.
,
SHTEGTUAM…

————————-

Shtegtuam ditën,
Të mos jemi rob lirie,
Ne mësuam si vritet nata
Mësuam t’i gjejmë, urithët
Të fshehur në shekuj,

Mijëra vite shtegtojmë,

 nëpër faqet e grisura të historisë
kërkojmë të mos jemi rob të lirisë
Ne mësuam si ta vrasim natën,
Ta duam ditën.
Shtegtuam..akoma shtegtojmë.

/www.QendraPress.com/