Çaste poetike me poeten;-Merita ABAZI
GJËMA TË HESHTURA
——————————-
Në sfondin e mjegullnajës
Të jetës me fajde
Dëgjohen gjëma
Janë të heshtura
Dhimbja e çjerr perden e hijes
S’ka rreze dielli
Errësirë e plotë në bebëz
Edhe hëna fshihet atje,diku larg..
Shpon gjilpëra murin e trashë të kujtesës
Dëgjohen fshikullima të ajrit të plevosur
Durimit fundi ia tregon rrugëtimin
Gjëma..gjëma…të heshtura
Të pathënat, e drojës, , ..
.gjëmat që nuk mbarojnë kurrë.
Nuk i lënë rrezes shpresë të humbet në
labirintin e dëshirave të jetës.
/www.QendraPress.com/