Çaste poetike me poeten;-Merita Pllana BEHRAMI
SHTEGËTOVA
———————————–
Shtegtova rrugëve te jetës me kokën lartë e pa frikë
Ngase mbrojtës e pata “fletoren” e prindërve te mijë
,të mbushur me udhëzime e këshilla
Kudo që shkova e mbajta thellë në shpirtin tim
E këshillova sa here u përballa me raste te rënda e të vështira
Zellshmerinē e mirësjelljen e trashëgova nga prindërit e mijë
Punova, gjithfarë pune dhe çdo gjë qe kam,
e fitova me djersën e ballit
Shpeshherë mezi i shplodhë duartë nga lodhja
Por, asnjëherë nuk lakmova të marr kafshatën e “djallit”
Kalanë qe e ndërtova, e kam shumè te shenjtë
Aty ku thura, e ende vazhdoj ëndrra te thurë
Përpiqem te jem bashkëshorte,
nënë dhe vjehërr e mirë
Aty, ku dashuria asnjëherë nuk më mungon,
dhe e kam me të fortin murë
Thjeshtësinë, e kam veshjen t’ime me të bukur
Krenarinë kombëtare,e dashurinë për atdheun
e mbaj gjithmonë në zemër
Përmbi tre dekada jetoj në tokë te huaj
Por kurrë nuk pranova te ndryshoj gjuhë,
kulturë e as emër
/www.QendraPress.com/