Çaste poetike me poeten:-Merita Pllana BEHRAMI

SHTEGËTOVA

———————-

Shtegëtova rrugëve te jetës me kokën lartë e pa frikë

Ngase mbrojtës e pata “fletoren” e prindërve te mijë ,

të mbushur me udhëzime e këshilla

Kudo që shkova e mbajta thellë në shpirtin tim

E këshillova sa here u perballa

me raste te rënda e të vështira

Zellshmerinē e mirësjelljen e

trashëgova nga prindërit e mijë

Punova, gjithfar pune dhe çdo gjë qe kam,

 e fitova me djersën e ballit

Shpeshher mezi i shplodhë duartë nga lodhja

Por, asnjehere nuk lakmova

të marr kafshaten e “djallit”

Kalanë qe e ndertova,

e kam shumè te shenjtë

Aty ku thura,

 e ende vazhdoj ëndrra te thurë

Përpiqem te jem bashkëshorte,

 nënë dhe vjehërr e mirë

Aty, ku dashuria asnjëher nuk më mungon,

dhe e kam me të fortin murë

Thjeshtesinë,

e kam veshjen t’ime me të bukur

Krenarinë kombëtare,

e dashurinë për atdheun

 e mbaj gjithmonë në zemër

Përmbi tre dekada jetoj në tokë te huaj

Por kurrë nuk pranova

te ndryshoj gjuhë,

 kulturë e as emer

/QendraPress/