Çaste poetike me poeten;-Merrisa Rrasa ASHIKU

AJO

—————————

Në duar mban një tufë lule

që i ka këputur

nga gjoksi i grisur i nënës.

Nga shkëmbinjtë

ku është ulur që fëmijë

pikon vështrimi i ujshëm i babait

ashtu pa bujë…

Ajo tashmë është një pishë e lartë,

gati për të braktisur

vetminë e saj.

Në kraharorin e tij

të mbledh boçet me stika.

e halat e pishës

që bien stinëve

t’i thahen mbi zemër

në një delir paralel

midis luleve në gjoks

e shkëmbinjve lotues…

/www.QendraPress.com/