Çaste poetike me poeten;-Mevlyde Mezini SARAÇI

EKLIPS
————————
Në mendjen time fryn veriu
Mot i thatë pa të reshura
Toka është çarë nga pritja
Në mua gjurmët e heshtjes
Flasin me mimikë për kohët
Lumi vërshon nga lot i nënës
Burimi i ujit në bjeshkë ngrinë
Eklips i diellit ndodhë
Kur hëna zbret tek dielli
Paralajmërim i errët pranvere
Fenomen dekadash në ecje
Dritë u bëftë jeta pa eklipse
Le të lulëzon pranverë e vonuar
Burimi le të rrjedhë bjeshkëve
Të pushojë edhe lot i nënës
Eklips i patëm shekujt
Në pritje pa mbarim
/QendraPress/