Çaste poetike me poeten;- Mialba SHEHU

NGELI DORA .
—————————-
Te shtëpia ku linda ,
Te shtëpia ku u rrita ,
Ku kam qarë e qeshur ,
Me vëllezër e motrat e mia.
Të hap derën ,të hyj brënda ,
Nëna s’është nuk jetonë ,
Udhëro bijë t’më thotë
Në kraharor t’më shtërgoi.
Të hap derën të hyj brënda,
Asë babai nuk jetonë,
Ta shikoja te qosheja .
E me vrap t’a përqafoja.
Ngeli dora te doreza ,
S’ka asë motëra e vëllezër
Si zogjtë e shqipes ikën,
Në tërë botën anembanë.
Ngeli dora te dorëza ,
,Pikon loti në faqe ,
Putha pragun te dera
Putha gurët e shtëpisë.
Në oborr ku është Gorica
Mbështes kokën te trungu ,
E sa e sa kujtime ruaj
Në albumin e zëmrës t’ime
S’ka fole zogu nëpër streh ,
Qëndron shtëpia si muze ,
Në heshtje sikur më thotë ,
Mbani fort mos rrëzohem.
/QendraPress/