Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

Hyjni
————–
Ti vjen nga një hemisferë tjetër,
si një dritë që s’e njeh horizontin tim,
eliksir i heshtur
që shëron plagë
e hap të tjera
mbi fletët e zemrës.
Është hir
të të mbaj në kraharor,
të humbas në përqafimin tënd
deri në marrëzinë e ëmbël
të mallit që përvëlon,
që deh si verë e lashtë
dhe tundon si mëkat i bukur.
Ti duhet të jesh ngjizur
nga ADN-ja e yjeve,
sepse në ty ka diçka
që s’është tokësore.
Je hyjni në trajtë njeriu.
Le të të përqafojë Prilli
si një bekim i butë,
sepse prania jote
është shenjtëri.
/QendraPress/