Çaste poetike me poeten; Mihrije TELAKU
Në ty shkrihem
————————-
Gërshetova mijëra vargje
E humbur në mesin e tyre
Lirin e gjej tek ty frymëzim
E në shpirt ndiej lehtësim.
Gërshetova dhe bëra kurorë
Me ngjyra të ylberit i stolis.
Ato rrjedhin si burim në krua
E me to shpirtin tim e ujis.
Me to gdhihem që nga agimi
Më japin forcë e gjej qetësi
Me to krijoj kurorat e mendimit
Ma ledhatojnë ndjenjën e mirësisë.
Në to gërshetoj mijëra ëndrra
E natyrës i shkruaj për mrekulli
Sodis letrën e bardhë si dëborë
Shkrij akullnajat te ti e bukura poezi. /www.QendraPress.com