Çaste poetike me poeten;- Mihrije TELAKU

Takim ndër vite

————————–

 Miliona kujtime u sollën në kokën time,

Nostalgjia e atyre viteve për mua shenjtëri,

Ato ditë të errëta por të vlefshme për të gjithë,

Nga ju e shumë të tjerë për ne dielli ka lind.

Të kisha pranë pas shumë vitesh kaluar,

T’shikoja me mall ndieja krenari n’qenien time,

 E mendoja për ditët e mjegullta e të turbulluara,

Ndjenjë shpirti që dot se kisha imagjinuar.

Kishin kaluar vite e vite që nuk jemi parë,

 E atë ditê ndjeva për atë kohë shumë mall,

Ndjenja më pushtoi edhe një herë më shumë,

Kur trungut tim familjar lavdatat nuk i munguan.

Nuk ngopesha dot me ty o njeri i gjakut tim,

Të kishte hije vendi si në odën tonë dikur,

 Ndonjëherë vjedhurazi t’shikoja e t’admiroja,

Nuk ju besoja syve se para teje qëndroja.

Ajo ditë do mbetet imazh i bekuar për mua,

 Nuk do ta harroj sa të kem jetë për të jetuar,

Ajo ngrohtësi e mirësi që më dha kuptim,

Festofsh edhe shumë vite jetë, o njeri i gjakut tim.

/www/QendraPress.com/