Çaste poetike me poeten;-Mim MARJANAKU

Festë

————–

Përpëlitur

në një gjeografi

që lejon vetëm shpirtrat

të dërgojnë kode,

trupat

vërtiten nëpër festa

si të marrë.

Festojnë

në dy vendndodhje:

Këtu.

Atje.

Një qiri per te gjallet

ne tryeze,

Njollë.

Një gotë

urimi pa buzë,

Njollë.

Motmoti

vjen

pa ikur.

Me fishekzjarre.

Trupi debon shpirtin.

Pakt tradhetish

i përjetshëm!.

M.M. fundviti 2025

/QendraPress/