Çaste poetike me poeten;-Mim MARJANAKU

Lot zogu

——————-

Një çift zogjsh,

ngjitur fort pas njëri-tjetrit.

Pozicioni klasik i të berit dashuri

më bëri të mendoj

se atë po bënin.

E gjora,

mes puplave të grisura,

fshihej prej turpit të kalimtarëve

zhytyr nën ombrella.

E mora në krahë.

Qau.

Nuk dita

t’ia shpjegoj

se loti është substancë

që del nga shpirti.

/QendraPress/