Çaste poetike me poeten; -Mim MARJANAKU

Bosh

————————–

Pashë fluturimin e gjethes,

drejt fundit të saj,

iu thye kërcelli e qau,

sytë nga trungu s’i ndau.

E verdhë, pa frymë e plagë,

ra mbi të tjerat, ngadalë;

ushtri e madhe gjethesh

u dorëzua pa fjalë.

Më pas, punëtori i rrugës

i mblodhi në një kosh.

Qava për herë të parë

për një pemë…

Një pemë bosh.

M.M 26 /09/2025

/QendraPress/