Çaste poetike me poeten ;Mimoza AJDHONI
Jetë…
————————-
Të jam mirënjohëse çdo mëngjes,
kur sytë i hap dhe jam e gjallë,
kur diellin nga dritarja shoh,
kur frymë e lehtësuar marr.
Kam këmbë e duar,
mund të lëviz, mund te punoj,
të bëj çfarë dua,
kam një familje te mrekullueshme,
që është aty, gjithmonë per mua.
Kam një shtëpi që është e imja,
derën e hap veç çelësi im,
futem në botën time te vogël,
aty dhe jeta vetë merr kuptim.
Aty do bëj ç’te dua unë,
do qaj, do qesh dhe do gëzohem,
aty gjej një krevat te ngrohtë,
do ha, do pi, do përqafohem.
Të jam mirënjohëse për gjithë këto,
të cilat duken të thjeshta në sy,
shpesh e trishtuar rri e mendohem,
a i ka vallë ç’do njeri?
/qendrapress.com/