Çaste poetike me poeten;-Mimoza BICI

Ti s’e di sa të dua,
————————–
ti plotësove gjysmën e hijes sime.
Tani bota gulçon në krahët e tua,
e imja mbetet një ëndërr e pazgjuar.
Ti je era që prek si flutur
unë — lulja vesës lutur
Dhe fryma spirale e shpirtit tonë
ndez madhështinë e
klithmave që u bënë një,
më të bashkuar se kurrë,
tronditur qenien
si një zbulim universal
duke hapur horizonte të reja.
Çfarë ndodhi mes nesh
u harrua kaq shpejt…
Isha e re, isha e bukur,
mbeta një lule e pakëputur në këtë planet.
Një çast i papërsëritshëm ku nuk i përket më askujt.
Tani ecim buzëplasur
në shkretëtirën e harresës,
drejt asaj pike të përbashkët
ku jeta s’ka më zë.
Pa ditur se dikur jetuam
ekstazën më të magjishme të dashurisë,
lindur nga të gjithë yjet bashkë,
një frymë e pashuar
mes dritës dhe errësirës
përplasur trupit tingujsh drithërues
Asgjë nuk vdes në këtë jetë,
derisa shpirti zgjeron trupin
drejt së panjohurës…
aty ku ti e kishe takuar dikur…
/QendraPress/