Çaste poetike me poeten ;Mimoza Deliaj Cerani
Qendro pak me mua…
——————————-
Qëndro .., por mos hesht,
Qëndro se heshtja s’ka fare bukuri.
Qëndro pak me mua…,
se kësaj nate portretet u
zbukuruan me figura të ndryshme,
në copëza shumëngjyrëshe.
Qëndro .. së kësaj nate nuk
doja vargje të skalitura.
Qëndro … se ajo që kaloi, mbaroi.
Qëndro.. se lutja është e dobishme
për t’u dhënë forcë.
Qëndro…se njeriu absurd fillon atje ku mbaron.