Çaste poetike me poeten;-Mimoza Dilaver KURTI

FASADA dhe THELBI
——————————–
Jetojmë në kohë ku fasada lulëzon
ku thellësia tremb,
dhe cekëtia shpallet modë.
Kohë pasqyrash të lëmuara
lule plastike në ballkone të zbrazura.
Buzëqeshjet varen si reklamë,
në shpirtin e zbrazur si netët pa hënë.
Thelbësorja fshihet në bodrumet e shpirtit,
si rrënjë e padukshme nën tokë,
pret stinën e saj butësisht e fortë.
/QendraPress/