Çaste poetike me poeten;-Mimoza Eliona OSMANI
Si drapëri…
———————–
Na zuri benë një herë gënjeshtra…
Nuk ‘kam gënjyer tha asnjëherë,
Por vesin futur kish ndër eshtra.
Si mund t’i thuhet gjakut verë
Dhe hahaha e përqeshë jeta…
Ti je e drejtë sikurse drapëri
Kameleon ke të vërtetat…
Dhe këmbët fshehura si gjarpëri…
Gënjeshtra është thonë si lehona,
Që varrin hapur ka dyzet ditë,
E fshehur rri netëve të vona …
Është terri që do dalë në dritë…
Se kur gënjeshtra është gënjeshtër…
Është si (dobiç) i lënë në ferrë…
Por gojërat dot s’i lidh me gjeshtër..
Dhe një ditë kërrma do mbajë erë…
Na zuri benë një herë gënjeshtra…
Si thoni t’a besojë ndokush …!?
/www.QendraPress.com/