Çaste poetike me poeten :Mimoza Elioni OSMANI

S’të mbajta dot mëri.

————————————-

Ti je e treta stinë në rradhë

me ngjyra dashurie,

uritur pret dimri i bardhë

të t’gllabërojë gjith’ shije…

O stinë e zhveshur, verdhur krejt,

ti çupëz virgjëreshë,

të hodha krahëve shpejt e shpejt

nga qiejt, ca pupla resh.

Si një fustan prej nusërie

ta veshësh trupin, vjeshtë,

se gjethet ranë e ti pa hije

më ngjan si tjetër jetë.

I hodhe një nga një si rreshta

nga pena e një poeti,

në fëshfërimë të tyre heshta,

siç hesht një valë deti.

Dikur m’i veshe sytë me lot;

më ke lënduar mike,

por unë mëri s’të mbajtkam dot,

se ty të shoh e digjem.

Je një pikturë e ngjyer mall

me muzgun flakë zjarri

je veç një bukuri e rrallë

me penelata ari.

Me flokë të lyer porsi hëna,

me shtatin e florinjtë

më pret me shportën plot si nëna

tryezës çiliminjtë”…

/www.QendraPress.com/