Çaste poetike me poeten ;Mimoza Elona Osmani
Muza guximtare.
——————————–
Dhe në pikë të gjumit, zgjuar,
ëndërra e muzës guximtare,
ec e ec “malit” mbuluar,
në zenit kërkonte zjarre…
Ec e ec malit me borë,
mbi “bardhoshen” flokë- flokë,
sa e preku pak me dorë,
u bë gurë ,nxori dy kokë…
Koka , sa një kokër rush,
t’ja këpusin i vjen keq,
do kalojë ndonjë arush…
do m’i vjedhi – tha për dreq…
Teksa ecte dalëngadalë,
e zuri nata në bjeshkë,
bora, që ishte në mal,
nuk e di si u bë pjeshkë…
Dhe aty në majë të malit,
gjeti një vend për bujtinë,
hipi mbi samar të kalit,
merr me ëndrrën ,arratinë…
Dhe në pikë të gjumit zgjuar
ëndrra e muzës guximtare
o Khajamin ka lexuar,
ose hënën magjistare…
MOZA.