Çaste poetike me poeten;- Mimoza GJETAJ

PRES…

——————————–

Përpara se të vijë mbrëmja

Dua t’i marrë një pjesë ditës

Të mund të të dhuroj pak dritë shpirti…

Forcë të më bëhet

Edhe pse sot ndjehem e lodhur

Dua të ndalem këtu para se muzgu

Të m’ i mbulojë buzëqeshjet

Me pelerinën e territ…

Tej bregut të qetësisë

Ndjej zhurmat e sirenave

Që si të tërbuara

Torturojnë trurin tim

Nuk e di…nuk e di si mund t’i duroj

Mes mijëra arsyeve kërkoj heshtjen

Heshtjen që…

Si një vetëtimë në mes stuhisë

Si një mjegull gri

mbulon shtegun e shpirtit tim…

Pres !

Pres që çdo gjë të ndryshojë

Pritja nuk do jetë e përhershme

Ndërkohë kërkoj paqe dhe qetësi

Në shikimet e tua

Pres…

Të mundim bashkë çdo ….

Pres që agimi të shndrijë si dikur

Pres buzqeshjet

/QendraPress.com/