Çaste poetike me poeten: Mimoza Hoxha XhEBEXHIU

ARSYE DHE EMOCION

—————————————-

Çdo arritje në jetën tonë,

logjika dhe emocioni i përcakton!

Është ura që lidh ndjenjë-arsye,

brënda çdo kufiri baraspeshë të tyre!

Nëse shkëputemi nga kujtesa emocionale,

jeta do të na bëhet e përhimtë dhe neutrale!

Nëse i ndërthurim racionale dhe emocion ,

lart e më lart do të shkojnë aftesitë e intelektit tonë!

Nëse zgjedhim si më të rëndësishëm,

konkluzionin e mendimit të pavetëdijshëm,

në atë depon tonë amigdale,

do të gjejmë veç hyjnoren; memorien emocionale!

Atë që krahason dhe veprimin aktivizon,

në raport me shpejtësinë e kohës vrapon,

streha e memories me plot emocion ,

amigdala jonë,thellë përvojave tona,pareshtur depërton!

Harmonizoni aftësitë tuaja emocionale,

bëjini bashkë me ato intelektuale!

Zgjidhni të shihni veç se me zemër,

që instikti t’ju servirë arritje me emër!

/www.QendraPress.com/