Çaste poetike me poeten; Mimoza Maria AJDHOMI  

E DI TI I DASHUR?

————————————

E di ti i dashur, që pagjumësia ime të thërret marrëzisht?

Që netëve hëna qëndis me fije yjesh në qiell emrin tënd?

Dhe ditën dielli e shuan me gomën e tij të zjarrtë.

Kjo lojë xhelozie e ditë – natës ,

mua më lë pa mënd.

E di që vesa e agimit janë lotët e mi?

Që i shuajnë etjen shpirtit, si shiu tokës të zhuritur.

E di që je pranvera që pres pas një dimri të gjatë?

Je ajo puhiza e lehtë, që mbrëmjeve verore, freskon lëkurën e djersitur.

E di që malli për ty më djeg, më shëmb kraharorin?

Si ajo dhimbja që ulërin pas një dere qe të ndan nga një jetë e pajetuar.

E di që lëndinave të shpirtit tim, lulet çelin veç për ty?

Dhe unë i mbledh një nga një,

fustanin e dashurisë sime për të zbukuruar.

/www.QendraPress.com/