Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Më fal, o shpirt !
——————————
Më fal, o shpirt, që mora këtë vendim,
të largohem nga vendi ku bashkë jetuam
gjysmën e jetës sonë, gjysmën e ëndrrave,
gjysmën e frymës që ndanim çdo ditë.
Por ika…
sepse s’pata mbështetjen që meritova,
as nga ata / ato që ti i mbështetje me gjithë zemër….
Ato që i ngrite, i ngushtove, i çove në karrige,
ato që sot s’mbajnë mend as emrin tënd.
S’pata dorë që të më mbante,
as shpresë pranë shtëpisë e punës tënde.
Vetëm goditje, edhe kur zemra ime
ishte e plagosur nga humbja jote.
Nuk patën ndjenja njerëzore,
nuk patën kujtesë, as mirënjohje.
Harruan gjithçka që ti bëre,
harruan dritën që u dhe.
Prandaj po iki, o shpirt…
Po iki të gjej pak qetësi,
po iki nga padrejtësia që merr jetë.
Ashtu siç ta mori dhe ty,
pa mëshirë, pa arsye, pa kthim.
Po iki pas fëmijëve tanë.
Se ata janë fryma jote,
janë arsyeja ime të vazhdoj.
Por të premtoj:
Pas dy vitesh do të vij sërish
Aty ku jetuam, ku qeshëm,
ku lotuam, ku u dashuruam fort.
Do të vij tek vendi ynë,
tek kujtimet tona më të bukura,
tek gjurmët që s’i shlyen as koha,
as dhimbja, as largësia.
Por sot…
sot nuk munden më, o shpirt,
sot duhet të iki…
që të mos humbas veten,
ashtu siç humba ty.
M.Xhindi
/QendraPress/